Pritej, Jorginho fiton çmimin e lojtarit më të mirë të vitit

Mesfushori i Chelseas, Jorginho ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA.

Italiani kaloi një super edicion ku fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe pastaj edhe “Euro 2020” me Italinë.

Pavarësisht që nuk u shpall mesfushori më i mirë, italiani ka fituar çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA.

Pas hedhjes së shortit, UEFA e shpalli si lojtari më i mirë për vitin 2021, derisa mbetet kandidat edhe për Topin e Artë.


Shtuar 26.08.2021 19:33