Prezent edhe në Gjermani, tifogrupi ultras “TKZ” jep njoftimin e rëndësishëm

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Euro 2024. Sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos do të jetë më 15 qershor në orën 21:00 përballë Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Ata që janë gjithmonë pas Kombëtares, sigurisht që do të jenë prezent edhe në Gjermani.

Të lidhura

None found

Tifogrupi ultras, “Tifozat Kuq e Zi” do të jenë edhe këtë herë në mbështetje të djemve kuqezi, teksa së fundmi kanë njoftuar edhe për organzimin, përsa i përket sfidës ndaj Italisë.

Njoftimi i Tifozave Kuq e Zi:

Të dashur Tifoza, vendtakimi jonë përpara ndeshjes Itali – Shqipëri në Dortmund do të jetë në “Westpark”, në adresën:

Rittershausstraße, 44137 Dortmund, Germany

https://maps.app.goo.gl/u5WxEbCQGLtvWdqV8?g_st=ic

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 14:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke. Përjetësisht me ty Shqipëri!


Shtuar 13.06.2024 14:29