Barcelona ka bërë zyrtar kalimin e Rodrit nga Manchester City, në një marrëveshje me vlerë 76.5 milionë euro.
Megjithatë, përveç peshës së transferimit, vëmendje ka tërhequr edhe mënyra e veçantë e prezantimit të mesfushorit spanjoll, e cila është interpretuar si një mesazh i tërthortë për rivalin e përhershëm, Real Madridin.
None found
Videoja e publikuar nga klubi katalanas përqendrohet te aftësia e Rodrit për të diktuar tempin e një ndeshjeje. Në të njëjtën kohë, kjo cilësi vihet përballë shpejtësisë, që konsiderohet një nga armët kryesore të skuadrave kundërshtare.
“Çdo pasim, çdo ndalesë, çdo shpërthim shpejtësie nis me një zgjedhje. Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me shpejtësinë – ka të bëjë me ritmin, të dish kur të presësh, kur të lëvizësh dhe se si një prekje mund të ndryshojë gjithçka. Disa lojtarë ndjekin ritmin, të tjerët e vendosin atë”, thuhet në videon e Barcelonës.
Ky formulim është konsideruar si një kunj ndaj Real Madridit, në përbërjen e të cilit bëjnë pjesë disa prej futbollistëve më të shpejtë në botë, mes tyre Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Yan Diomande.
Para se Barcelona të mbyllte marrëveshjen me Manchester Cityn, Rodri ishte përmendur gjithashtu si një lojtar që mund të transferohej te Real Madridi.
Me afrimin e tij, Barcelona siguron një përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës dhe realizon një lëvizje të fortë në merkato. Prezantimi i zgjedhur nga klubi, ndërkohë, ka kontribuar në rritjen e mëtejshme të rivalitetit me Real Madridin.
Alexis Mac Allister ka pranuar se ndihet i zhgënjyer që ende nuk ka ardhur një kontratë e re me Liverpoolin,…
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në News24 akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili së fundmi publikoi një audio-përgjim ku…
BMW është duke përfunduar zhvillimin e gjeneratës së re të Serisë 3, e cila do të vazhdojë të ofrojë motorë…
Aleanca do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, e cila do të nisë në orën 18:00. Pas përfundimit të mbledhjes,…
MPB njofton se sot është plagosur një person nga Shkupi në hyrje të fshatit Haraçinë."Më 08.09.2026 rreth orës 01:50 në…
Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për seancën që do…