Categories: sport

Alexis Mac Allister: Ende nuk më është ofruar rinovimi, por jam plotësisht i përkushtuar ndaj Liverpoolit

Alexis Mac Allister ka shprehur zhgënjimin e tij për faktin se Liverpooli ende nuk i ka ofruar një kontratë të re, megjithatë mesfushori argjentinas ka theksuar se vazhdon të jetë tërësisht i përqendruar te klubi.

Të lidhura

None found

Gjatë një prononcimi për të ardhmen e tij, ai pranoi se mungesa e një marrëveshjeje të re e ka prekur emocionalisht. “Me bën të trishtuar kur shoh se nuk kam marrë një kontratë të re. Por ka ende kohë. Do të jap 100 për qind deri në ditën e fundit që do të jem këtu. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Mac Allister bëri të ditur se në merkaton e verës kishte marrë oferta për t’u larguar nga Anfieldi, por zgjodhi të qëndronte, pasi mendon se Liverpooli është skuadra e duhur për të.

“Pati oferta këtë verë, por unë ndiej se ky është klubi i duhur”.

Argjentinasi kujtoi se e ka deklaruar edhe më herët kënaqësinë e tij për të qenë pjesë e Liverpoolit. Sipas tij, objektivi është të luftojë për trofe, pasi skuadra ka lojtarët dhe mentalitetin e nevojshëm për të qenë e suksesshme.

“E kam thënë edhe më parë se më pëlqen të jem këtu. Kjo është diçka speciale dhe nëse ndiej se mund të jemi të suksesshëm, dua të fitoj trofe. Kemi lojtarët dhe mentalitetin e duhur”.

Mesfushori foli me vlerësim të madh edhe për qytetin, klubin dhe mbështetësit e tij, duke nënvizuar lidhjen e veçantë që ka krijuar me tifozët.

“E dua Liverpoolin dhe e dua këtë klub. Më pëlqen të jem këtu, i dua tifozët. Si lojtar, ndonjëherë ndodh që qëndron në një klub për një kohë shumë të gjatë dhe nuk e kupton se ku je. Kjo nuk më ndodh mua. E di shumë mirë se ky është një klub i jashtëzakonshëm, se ky qytet ka diçka shumë speciale dhe sigurisht që më pëlqen të jem këtu”, përfundoi ai./

të fundit

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

7 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

11 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

11 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

17 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

18 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

18 minutes ago