Rodri u regjistrua duke dhënë një gjykim tepër kritik për paraqitjen e Valencias, pas triumfit të Barcelonës në stadiumin “Mestalla”.
Mesfushori i Manchester Cityt u zëvendësua në minutën e 62-të, kur Barcelona kishte krijuar tashmë një epërsi prej 3-0. Në pankinën e skuadrës mysafire, kamerat e filmuan duke biseduar privatisht me mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsin.
None found
“Ata janë vërtet të dobët. Janë shumë të dobët, o burrë. Shumë keq”, dëgjohet t’i thotë Rodri futbollistit të Barcelonës në pamjet e transmetuara nga emisioni “El Día Despues”.
Reprezentuesi spanjoll vijoi të komentonte lojën e ekipit vendas, duke e përshkruar Valencian si “të tmerrshme”. Ai gjithashtu pyeti bashkëlojtarët se si kishte mundur skuadra të mbyllte sezonin e kaluar në atë mënyrë.
Rodri u shpreh i habitur kur mori vesh se Valencia kishte qenë pranë sigurimit të një vendi në garat evropiane gjatë sezonit të kaluar.
“Ata as nuk e kaluan vijën e mesit të fushës në pjesën e dytë”, shtoi mesfushori.
Këto komente erdhën pas një ndeshjeje të dominuar nga Barcelona në “Mestalla”, gjatë së cilës Valencia krijoi shumë pak raste për të vënë në vështirësi skuadrën katalanase.
Fitorja e Barcelonës e theksoi edhe më shumë startin e dobët të sezonit për Valencian.
Pas katër javëve të para të kampionatit, skuadra kishte pranuar tetë gola dhe kishte marrë vetëm një pikë.
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…