Walter Mazzarri, pas ndeshjes me Milanin, që Cagliari e humbi me rezultatin minimal 1-0, vlerësoi lojën e skuadrës së tij në deklaratën për Sky Sport, ndërkohë që shfaqi edhe pretendimet e tij për arbitrimin.
“Jam i kënaqur me ekipin, shumë. Sulmuam, ishte një ndeshje e hapur. Në pjesën e parë kishim më pak raste dhe ata janë fenomenalë për të mbyllur hapësirat. Kanë një cilësi të çmendur. Luajtëm si të barabartë me Milanin”.
Të lidhura
None found
“Përleshja në fund të ndeshjes? Isha i inatosur me arbitrin. Hyra brenda dhe copëtova tre dyer… Nuk e di”, shtoi trajneri i Cagliari, i cili tregoi edhe episodin për të cilin ishte tërbuar me arbitrin e ndeshjes.
“Ka një prekje me dore në zonë dhe portieri Maignan goditi lojtarin tone në zonë, duke mos kapur topin mbi Lovato. Penalltia mund të ishte për mendimin tim. Lovatos i pëlqen të qëndrojë në tokë kështu?! Çfarë është kjo?! Nëse Lovato prek topin para portierit, VAR-i është aty për çfarë! Një pikë u humb.
Kush e prek topin? Lovato. Dhe çfarë prek portieri? Lovato bëri një skenë, i gjori, siç bëri Theo Hernandez që bëri një simulim në zonën e rreptësisë? Shikoni imazhet shumë të qarta: si mund të mos e shihni? Duhet të jemi të verbër! Mirë, Milani fitoi: të gjithë jemi të lumtur!”./h.ll/albeu.com
