Presidenti i PSG-së “kyç” Mbappe dhe Neymar: Përgjithmonë në “Parkun e Princave”

Spekulimet lidhur me të ardhmen e dy yjeve të PSG-së, Kylian Mbappe dhe Neymar vazhdojnë, por presidenti i klubit, Nasser Al Khelaifi ka besim se ata do qëndrojnë në “Parkun e Princave”.

Pasi eliminuan Barcelonën nga Liga e Kampionëve, Al Khelaifi ndjen se asnjëri prej tyre nuk do largohet.”Mbappe dhe Neymar janë “Parisienë” dhe do qëndrojnë në Paris gjithmonë”, ai tha për RMC.Është hera e parë që pas disa muajve se presidenti i PSG-së ka folur zyrtarisht për dy yjet e skuadrës.Al Khelaifi gjithashtu u shpreh i gëzuar që eliminuan Barcelonën, derisa tha se rikthimi i ‘çmendur’ para katër viteve është harruar.”Është nder i madh të jemi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Unë e kam harruar çfarë ka ndodhur para katër viteve”.”Do mbetet në histori, por luajtëm dhe eliminuam një ekip të mirë te Barcelonës. Jemi në tetë skuadrat e fundit”, deklaroi ai.Pas hedhjes së shortit, pritet të shihet me kë do takohet PSG në çerekfinale, derisa deri me tani kualifikimin gjithashtu e kanë siguruar edhe tri skuadra, Liverpool, Porto dhe Borussia Dortmund.


Shtuar 11.03.2021 15:00