Kreu i La Liga-s, Javier Tebas ka shigjetuar sërish Paris Saint Germain, pasi ka deklaruar se është e çuditshme si një klub që ka regjistruar rreth 400 milionë euro humbje, ia del të refuzojë një ofertë të majme si ajo e Realit të Madridit për Mbappe.
Nga ana tjetër, duke folur për klubin madrilen, Tebas ka deklaruar se gjatë viteve të fundit Los Blancos kanë arkëtuar më shumë se 200 milionë euro nga shitjet dhe nuk kanë investuar, ndaj i kanë mundësitë të blejnë si Mbappe, ashtu edhe Haaland.
“Reali i Madridit ka shituar shumë lojtarë gjatë dy viteve të fundit dhe ka arkëtuar më shumë se 200 milionë euro, ndaj e ka luksin të blejë lojtarë si Mbappe e Haaland. Nga ana tjetër më habit PSG-ja, që ka regjistruar 400 milionë euro humbje dhe guxon të refuzojë oferta 200-milionëshe”, u shpreh Tebas.