Zinedin Zidan është një nga emrat më të përfolur përsa i përket merkatos së trajnerëve.
Të shumta janë klubet që janë të interesuara për të marrë si trajner ish-fituesin e topit të artë, por këtë herë ka qenë vetë presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet që ka folur lidhur me këtë çështje duke zbuluar dhe klubin ku ai mendon se do të shkojë Zidan.
Në një prononcim për “L’Equipe”, presidenti u pyet nëse Zidan do të bëhet trajneri i ri iFrancës pas Botërorit, me Graet që u pergjigj se francezi për mendimin e tij është më afër Parisit në këto momente, me eksperiencën te kampionët e Francës që do t’i shërbejë në të ardhmen për t’u bërë trajneri i ekipit kombëtar.
“Kualiteti që Zidan tregojë te Reali është i paimagjinueshëm.
Në mendjen e tifozëve tanë ai mund të jetë zëvendësuesi i Deshamp, do ta shikojmë këtë gjë në të ardhmen.
Unë mendoj se sot ai është më afër Psg-së, një eksperiencë që mund ta ndihmojë për t’u bërë trajneri i kombëtares në të ardhmen.”, u shpreh Graet.