Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për humbjen dhe vlerëson kontributin e Dwamena-s për futbollin shqiptar

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi futbollisti i Egnatias Raphael Dëamena humbi jetën në fushë gjatë ndeshjes së sotme me Partizanin. Begaj i ka shprehur ngushëllimet familjes për këtë humbje të madhe si edhe klubit dhe tifozëve të Egnatias.

Presidenti nuk la pa përmendur edhe atë që ai e quan kontribut të madh për futbollin shqiptar nga klubet vendase.

Mesazhi i Begajt:

Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dëamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.

Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë. /albeu.com


Shtuar 11.11.2023 18:40