Prej disa javësh i dëmtuar, mbrojtësi spanjoll do i nënshtrohet operacionit

Marco Alonso prej disa javësh është i dëmtuar. Që prej 3 dhjetorit mbrojtësi nuk është pjesë e skuadrës.

Barcelona ka njoftuar tashmë se spanjolli do t’i nënshtrohet një operacioni, për shkak të problemeve të vazhdueshme në shpinë.

Të lidhura

None found

Sipas “Mundo Deportive” bëhet me dije se lojtari javën e ardhshme do të operohet për të zgjidhur njëherë e mirë problemet me shpinën. Në këtë mënyrë do të mungojë disa javë deri në rikuperimin e tij. Kjo bën që Xavi Hernandez të mos llogaritë shërbimet e mbrojtësit në ndeshjet e para të vitit 2024. /Newsport.al/


Shtuar 31.12.2023 18:11