Preferoi largimin nga Milani, Gazidis: E respektoj vendimin e Donnarummas

Drejtori i AC Milanit, Ivan Gazidis ka thënë se e respekton vendimin e portierit Gianluigi Donnarumma për t’u larguar nga “Rossonerët” gjatë verës dhe thotë se nuk kanë probleme me agjentin Mino Raiola.

 

Koha e portierit në “San Siro” ka ardhur drejt fundit, meqenëse italiani nuk rinovoi kontratën dhe Milan transferojë Mike Maignan nga Lille.

Donnarumma i ndihmoi Milanit të përfundojnë në pozitën e dytë në Seria A, derisa Gazidis thote se e respekton vendimin e portierit.

“Nuk dua të flas në detaje për kohën e rinovimit. Në fund, lojtari gjithmonë merr vendimin”.

“Ishte profesionist absolut. Kam admirim për të dhe e respektojë vendimin. Ai bëri çfarë mendojë se është më mirë dhe tani ka disa arsye në anën e tij”.

“Nuk kemi probleme me Raiolan. Analizojmë secilën çështje individuale”, tha ai.

Ndërkohë, Donnarumma kërkohet nga PSG, Juventus dhe Barcelona.

Shtuar 6.06.2021 04:06