Prag sezoni, Ronaldo rikthehet në stërvitje me Man.United

Cristiano Ronaldo është rikthyer më në fund në stërvitje me Manchester United.

Portugezi nuk mori pjesë në përgatitjen parasezonale, për tanimë ai ka nisur të stërvitet me ekipin pak ditë nga nisja e sezonit të ri të Premier League.

Nuk dihet nëse CR7 ka ndryshuar mendje për të qëndruar në “Old Trafford” pasi skuadrat të cilat ai synonte nuk i gjetën vend, apo ai thjesht po tregohet profesionist në pritje për t’u larguar.

Rikthimin në stërvitje e ka njoftuar vetë lojtari në Instagram./albeu.com