Prag ndeshja me Portugalinë, Deschamps: Kemi siguruar kualifikimin, kjo na jep qetësi

Franca do të përballet më Portugalinë në kuadër të ndeshjes së fundit të grupeve në “Euro 2020”.

Portugalia do ta ketë shansin për ta kapur “trenin e fundit” ndaj Francës për të shpresuar në një kualifikim tutje.

Franca ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa portugezëve iu duhet një fitore ose të paktën një barazim për të shpresuar në kualifikim.

Para ndeshjes, selektori francez, Didier Deschamps, u shpreh se Franca dëshiron të jetë e para në grup dhe ambiciet e tyre janë të mëdha.

“Nuk ka një motivim ekstra për ne në atë se Portugalinë mund ta eliminojmë”, tha ai.

“Ambicia jonë është të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe të kemi një ndikim në tabelën dhe në kundërshtarët tanë”, shtoi ai.

“Kemi siguruar kualifikimin tutje dhe kjo na jep njëfar qetësie në këtë ndeshje”, përfundoi Didier Deschamps./


Shtuar 23.06.2021 12:48