Në krye të listës së Chelseat për të zëvendësuar Thomas Tuchel, i shkarkuar mëngjesin e sotëm është Graham Potter.
Trajneri ka pasur një fillim të mirë të sezonit me Brighton dhe është zgjedhur për të pasuar gjermanin në stolin e bluve të Londrës.
Është një zgjedhje e pronarëve të rinj, të cilët do të donin një trajner me të cilin të fillonin një cikël të gjatë.
Sipas “Sky Sport UK”, Brighton i ka dhënë Potterit lejen për të fluturuar në Londër për të negociuar me blutë, të cilët nga ana e tyre do të ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 16 milionë £ për të përfunduar kontratën me klubin aktual./ h.ll/albeu.com