Pothuajse e kryer, lojtari i Inter-it huazohet te Sampdoria

Interi dhe Sampdoria kanë arritur në një marrëveshje për huazimin e mesfushorit italian, Sensi.

Sensi do të kalojë te Sampdoria në formën e huazimit për 6 muaj. Kështu, ai do të tentojë të rigjejë formën e tij më të mirë duke patur më shumë minuta në dispozicion për të luajtur.

Në orët në vazhdim do të realizohet zyrtarizimi dhe do të kryejë vizitat mjekësore në Genova.

Mungesa e gjatë në fushën e lojës për shkak të dëmtimeve dhe formës jo të mirë, Stefano Sensi do të jetë në krye të detyrës së mesfushës për të fituar formën e tij më të mirë./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.01.2022 15:28