Portugali, Santos: Le ta lëmë të qetë CR7. Maroku? Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Portugalisë.

“Maroku është një ekip shumë i fortë. Ata janë një ekip jashtëzakonisht i organizuar me lojtarë që luajnë për Chelsea, PSG ose Bayern Munich. Ne duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk është një ndeshje e lehtë për Portugalinë. Duhet të luajmë pa frikë dhe me besim.

Nëse e bëjmë këtë, jam i sigurt se do të fitojmë, por mendoj se trajneri i Marokut ndihet në të njëjtën mënyrë.

Ronaldo? Mendoj se është koha ta lëmë atë  të qetë. Ai kurrë nuk më tha se donte të largohej nga kombëtarja jonë dhe mendoj se ka ardhur koha për të ndalur polemikat”, është shprehur trajneri i Portugalisë./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 9.12.2022 14:09