Cristiano Ronaldo: Mjaft u morët me mua, flas çfarë dua dhe kur të dua

Një konferencë për shtyp surprizë e Cristiano Ronaldos, i cili nga Katari ka ngritur zërin rreth akuzave të cilëve i bëjnë.

“Vetëm pyesni shokët e skuadrës për mua, thjesht bëni pyetje rreth Kupës së Botës. Gjithsesi jam antiplumb, kam një xhaketë çeliku. Bëra shaka me Bruno Fernandes në dhomat e zhveshjes pasi ai mbërriti me vonesë dhe bëra shaka duke i thënë se a ka ardhur me anije. E njëjta gjë me Cancelo, ai ishte pak i mërzitur dhe unë po mundohesha t’i ktheja humorin.”

Gjithashtu gazetarët e pyetën CR7 për intervistën në të cilën ai kritikoi Manchester United.

“Unë flas kur të dua, gjej gjithmonë kohën e duhur për të folur. Ndonjëherë shkruhen të vërteta dhe ndonjëherë gënjeshtra. Por të gjithë e dinë se kusha jam dhe në çfarë besoj”./ h.ll/albeu.com