Craig Gordon, portieri 43-vjeçar i kombëtares skoceze dhe lojtari më i moshuar që u aktivizua në Kupën e Botës të këtij viti, njoftoi këtë të enjte tërheqjen nga futbolli profesional. Gordon mbyll kështu një karrierë që zgjati pothuajse një çerek shekulli.
I lindur në Edinburg, Gordon e nisi rrugëtimin e tij te Hearts, duke debutuar në vitin 2001. Në vitin 2007, ai iu bashkua Sunderland-it për 9 milionë paund, një shumë që në atë kohë përbënte rekord për një portier në futbollin britanik.
Të lidhura
None found
Pas shtatë vitesh në Angli, në 2014-ën u kthye në Skoci dhe vesh për gjashtë sezone fanellën e Celtic-ut. Karriera e tij u mbyll aty ku nisi, te Hearts, skuadër me të cilën luajti gjashtë sezonet e fundit.
Në total, Gordon regjistroi 682 paraqitje në të gjitha kompeticionet, 84 prej tyre me ekipin kombëtar skocez. Në Kupën e Botës të këtij viti, ai ishte rezerva e Angus Gunn-it në portë.
Në fjalimin e lamtumirës, Gordon u shpreh: “Doja që karriera ime të mos mbaronte kurrë, por duhej. I jetova ëndrrat e mia dhe për këtë jam mirënjohës.”
