Benny Blanco zbulon sekretin e romancës me Selena Gomez: E mbajtëm lidhjen larg publikut për muaj të tërë

Producenti muzikor Benny Blanco ka zbuluar detaje të reja nga historia e dashurisë me bashkëshorten e tij, këngëtaren Selena Gomez, duke treguar se marrëdhënia e tyre nisi shumë kohë përpara se të bëhej publike.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “El País”, Blanco tregoi se çifti vendosi ta mbante lidhjen larg vëmendjes së publikut për rreth tetë deri në nëntë muaj.

Të lidhura

None found

“E mbajtëm marrëdhënien private për një kohë të gjatë, rreth tetë ose nëntë muaj”, u shpreh producenti muzikor.

Blanco kujtoi edhe momentin kur Selena Gomez e pyeti nëse ishte i sigurt për hapin që po ndërmerrnin, duke i lënë mundësinë që të mbeteshin vetëm miq.

Sipas tij, vendimi për ta vazhduar lidhjen erdhi natyrshëm për të dy.

Producenti tregoi se një nga arsyet që marrëdhënia e tyre funksionon është mbështetja nga njerëzit e afërt, të cilët i njohin prej shumë vitesh, përpara se të bëheshin figura publike.
Benny Blanco foli edhe për vështirësitë e jetës nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut, duke thënë se preferon ta mbajë jetën private larg ekspozimit të tepërt.

Selena Gomez dhe Benny Blanco nisën të përfliten si çift në vitin 2023, ndërsa këngëtarja konfirmoi më vonë se ata kishin qenë në një lidhje për disa muaj para se lajmi të bëhej publik.

Në fund të vitit 2024, Gomez bëri të ditur fejesën e tyre, ndërsa në shtator 2025 çifti kurorëzoi martesën në Santa Barbara, Kaliforni.


Shtuar 16.07.2026 15:30

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet