Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ndodhi ajo çfarë i druhej policia, përplasje mes tifozëve dhe efektivëve.
Dhjetëra tifozë e policë të lënduar dhe disa të tjerë janë kthyer në shtëpi pasi janë konsideruar problematikë.
Normalisht që të gjitha këto nuk kanë kaluar po u vënë re sidomos nga mediat e dy vendeve që janë pjesëmarrëse si Italia dhe Holanda, të cilat i kanë bërë një jehonë të madhe.
La Gazzetta dello Sport, shkruan se në Tiranë mbetet ende një alarm i madh sidomos duke filluar ora 13:00 deri në orën 21:00 kur do të nisë edhe ndeshja, pas një nate të dhunshme, aq sa në një moment një agjent policie nxori armën e tij tip “pistoletë” për të shpërndarë turmën./albeu.com