Pogba jashtë fushave për gati 2 muaj, Juventusi përshpejton për Paredes

Fati i keq ka goditur Paul Pogba, i cili në rikthimin e tij teJuventusi ka pësuar një dëmtim të meniskut dhe do të duhet të mungojë për një kohë.

Për të zbutur mungesën e tij në njëmbëdhjetëshen e Allegrit, “Zonja e Vjetër” po punon për një futbollist që e kanë ndjekur prej kohësh dhe që tani është më shumë se kurrë një prioritet, Leandro Paredes.

Mesfushori argjentinas nuk ka vend te PSG, të cilët kërkojnë një rrugëdalje për të. Për të lehtësuar nënshkrimin e tij, skuadra italiane mund të ofrojë Arthur ose Ramsey, të cilët janë në listën e daljes dhe mund të bashkohen me “parisienët” e Ligue 1 në këmbim.

Paredes prej disa kohësh po komunikon me Juventusin dhe pikërisht në këtë moment po i hapen dyert e pronësisë nëse arrihet marrëveshja mes klubeve. Pivoti ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe një vlerë tregu prej 17 milionë euro, megjithëse shifra e transferimit mund të jetë më pak se 12 milion euro./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 13:50