Pochettino flet për stolin e Manchester United

Mauricio Pochettino po përflitet për stolin e Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunna Solskjaer.

Pochettino ka këmbëngulur se ai është shumë i lumtur me punën e tij në PSG duke shtuar se spekulimet në lidhje me të ardhmen nuk janë përgjegjësi e tij.

“Jam i lumtur në Paris. E njoh mirë qytetin edhe si lojtar edhe si trajner, kam jetuar gjithmonë këtë lloj situate. Gjërat ndodhin dhe nuk është përgjegjësia ime. Ajo që do të them nëse më pyesni është se jam i lumtur në Paris”, tha Pochettino për RMC Sport. /albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 19:22