Pochettino: Do të jetë e vështirë të ringrihemi

Mauricio Pochettino nuk e ka përtypur mirë eliminimin e djeshëm nga Real Madrid me tre golëshin e Benzema. Tekniku argjentinas nuk di si ta shpjegojë kolapsin e PSG-së.

“Loja ndryshoi pas golit të parë të pësuar dhe e vështirë për t’u pranuar. Ne dominuam gjashtëdhjetë minutat e para. Kemi bërë gabimë pas këtyre minutave, por është shumë e vështirë të menaxhosh një ekip pas një ngjarjeje të tillë.

Championsi ishte qëllimi i PSG-së, do të jetë e vështirë për t’u rikthyer. Ne humbëm nga një prej klubeve më të mira në botë, por tani bëhet e vështirë”, tha trajneri i ekipit francez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.03.2022 09:26