Po shkëlqen në drejtimin e Ancelottit, Real  Madridi gati të diskutojë rinovimin me Vinicius JR

Vinicius JR  është një nga lojtarët që  ka shpërthyer te Real Madridi këtë sezon. “Galaktikët” janë gati të diskutojnë për rinovimin e kontratës me brazilianin pasi vlerësohet si i paprekshëm.

21 vjeçari ka shënuar 9 gola këtë sezon dhe gjithashtu ka regjistruar 5 asistime në të gjitha kampeticionet.

Vinicius ka edhe katër vite kontratë të mbetur, por raporti i fundit shton se braziliani është ndër lojtarët që paguhen me se paku, pavarësisht rëndësisë në skuadër.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se Real Madrid planifikon të nis bisedimet me sulmuesin, që duan me patjetër ta ‘blindojnë’ në “Santiago Bernabeu”.

Vinicius fiton rreth 4 milionë euro për sezon, ndërsaa është lojtari i momentit ku shënoi dy herë në fitoren ndaj Elches. /albeu.com


Shtuar 31.10.2021 16:45