Pronari i Tottenham, Daniel Levy vendos të zbresë vetë në fushën e merkatos. Numri një i “spurs”-ave gjatë janarit do të synojë të afrojë në skuadër Anthony Martial, i cili aktualisht është pjesë e Manchester United.
Trajneri i “djave të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer duket se ka dhënë miratimin e tij për largimin e futbollistit gjatë dimrit. 25-vjeçari luan sezonin e tij të shtatë në “Old Trafford” pasi u bashkua klubit anglez nga Monaco për një tarifë prej 57.6 milionë paund, një rekord transferimi për një adoleshent në atë kohë.
Gjatë viteve rendimenti i Martial ka ardhur duke rënë çka ka sjellë dhe pakënaqësi te drejtuesit, të cilët mund ta lënë të lirë lojtarin për 40 milionë Paund. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Levy, i cili në Janar do të bëjë maksimumin për ta vënë lojtarin nën urdhrat e Nuno Espírito Santo.