Po këndohej himni i Hungarisë, tifozi gjerman “pushton” fushën me flamurin e LGBT-së

Një incident ka ndodhur gjatë ekzekutimit të himnit hungarez në përballjen ndaj Gjermanisë.

Një djalë me flamurin e LGBTS-së ka ‘pushtuar’ fushën në stadiumin ‘Allianz Arena’ të Mynihut në ndeshjen e fundit të grupeve për “Euro 2020”.

Personi që hyri në fushë parakaloi para futbollistëve të Hungarisë, duke përcjell një mesazh për politikanët e këtij vendi. Kjo pasi pak ditë më parë parlamenti hungarez miratoi një ligj që nuk lejon ndërrimin e gjinisë.

Për këtë arsye Gjermania kishte kërkuar që stadium ‘Allianz Arena’ të ngjyrosej me ngjyrat e flamurit të LGBT-së para se të niste ndeshja, por ky organizimin nuk gjeti mbështetjen e UEFA-s, që e cilësoi si politike këtë akt.


Shtuar 24.06.2021 09:19