EURO 2020/ Super sfida Portugali – Gjermani, ky është parashikimi i qytetarëve shqiptarë (VIDEO)

Pas pak momentesh do të nisë sfida më e rëndësishme e ditës së sotme sa i përket raundit të dytë  të Euro 2020, Portugali – Gjermani.

Kampionët në fuqi pas një fitoreje ndaj Hungarisë, ndërsa Gjermania pas një humbje minimale ndaj Francës.

Një tjetër humbje sot, do t’i dërgonte direkt “panzerat” në shtëpi.

Historia flet në favor në gjermanëve, të cilët kanë dominuar dhe i kanë fituar ndeshjet përballë në “luzitanëve” në këto kompeticione madhore.

Albeu Sport një ditë më parë ka marrë parashikimin e sportdashësve shqiptare sa i përket skuadrës që do të triumfojë në këtë duel.

Shikoni videon e mëposhtme për të mësuar skuadrën e cila do të fitojë sonte sipas shqiptarëve./albeu.com/


Shtuar 19.06.2021 16:43