Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele ka folur për formën e tij fizike.
Dembele është duke përjetuar formën më të mirë që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund në vitin 2017.
Lëndimet e penguan francezin që të arrinte formën optimale, por tani sipas tij kjo gjë është e shkuar.
“Dua ti falënderoj bashkëlojtarët e mi, por sinqerisht që nga ardhja ime në 2017 unë isha i dobët fizikisht”, tha ai.
“Tani, fizikisht kam ndryshuar dhe po ndihem mirë dhe më i përgatitur për ndeshje”, shtoi ai.
“Ky vit po shkon mirë, jam përmirësuar tek Barça, me trajnerët fizikë, mënyrën e trajnimit dhe mënyrën e përgatitjes së ndeshjeve”, tha Dembele.
“Po ndihem mirë, edhe pse kam vuajtur nga dobësia fizike për tre vite”, përfundoi Ousmane Dembele./