Kartoni i Ernest Muçit do të blihet nga Trabzonspori, për ta shitur më pas në Europë. “Eagle Media” nga Turqia shton në shkrimin e publikuar, që një ofertë prej 17.5 milionë eurosh mbërriti në zyrat e klubit të Trabzonit.
Kjo është arsyeja, që e shtyn klubin për të investuar sërish te Muçi.
Të lidhura
None found
Opsioni për blerjen e kartonit nga Beshiktashi, mund të shfrytëzohet deri më 10 maj. Bëhet fjalë për 8.5 milionë euro, që duhet të shpenzohen nga Trabzonspori.
Më parë, 1 milion euro u dhanë për të siguruar huazimin.
Muçi nuk ka luajtur gjatë muajit prill për shkak dëmtimi. Rikthimi në fushë pritet pikërisht sot, kur është rezervuar transferta me Samsunspor në transfertë.
25-vjeçari është mjaft i vlerësuar te Trabzonspori. Klubi turk po lufton për të kaluar Fenerbahçen, që ndodhet 2 pikë larg.
