Plot 120 milionë euro në arkat e Napolit, “gjiganti” europian ka gati ofertën për Osimhen

Victor Osimhen është një nga lojtarët e shumë kërkuar nga skuadrat big. Sulmuesi prej javësh ka përfunduar në radarët e PSG-së si zëvendësuesi ideal i Kylian Mbappe.

Kampionët e Ligue 1 janë të gatshëm të shpenzojnë milionat për ta transferuar lojtarin e Napolit në Paris. Sipas “La Repubblica” bëhet me dije se parizienët po përgatitin një ofertë 120 milionë euroshe për qendërsulmuesin.

Të lidhura

None found

Kjo ofertë do të mbërrijë në zyrën e Napolit në merkaton e verës. Gjithçka është në dorën e Aurelio de Laurentiis i cili do të vendosë mbi largimin e Osimhen. Kujtojmë se ky i fundit ka kontratë të vlefshme me napolitanët deri në qershor të vitit 2026. /newsport.al/


Shtuar 12.02.2024 22:35