Është hedhur shorti për play-offi në garën më të madhe për klube në Evropë, Champions League.
Në garë janë 12 skuadra ku gjashtë nga to do të kalojnë në fazën e grupeve në Champions League..
Shorti deshi që skuadra shumë të mira të përballen mes vete, ku veçohet dueli RB Salzburg – Brondby
Fituesi i duelit CFR Cluj /Young Boys Bern do të përballet me atë të duelit Ferencvaros/Slavia Pragë.
Interesant pritet të jenë edhe në fituesit e dueleve Monaco/Sparta Pragë që do të përballet me Genk/Shakhtar Donetsk.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 dhe 18 gusht me fillim nga ora 21:00.
Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen më 24 dhe 25 gusht.
Gjashtë skuadrat që do të kalojnë tutje, do t’i bashkohen 26 ekipeve të tjera në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.