Plas te Çekia, trajneri përjashton 3 titullarë para ndeshjes me Moldavinë

Duket se situata është tejet e tensionuar në Republikën Çeke para duelit vendimtar me Moldavinë. Vetëm një ditë para sfidës që do të vendosë kualifikimin me dy skuadrave, trajneri i çekëve ka vendosur që të dërgojë tre lojtarë në shtëpi dhe bëhet fjalë për Jakub Barbec, Vladimir Soufal dhe Jan Kushta.

Të tre ata kanë thyer rregullat e vendosura nga trajneri, duke frekuentuar një klub nate të shtunën e 18 nëntorit. Kjo gjë e ka tërbuar teknikun dhe pjesën tjetër të stafit, me Çekinë që duhet t’ia dalë pa tre titullarë në këtë duel.

Çekia ndodhet në vendin e dytë në Grupin E me 12 pikë, 2 më pak se Shqipëria e vendit të parë dhe i duhet të paktën një barazim për t’u kualifikuar në fazën finale të Europianit.


Shtuar 19.11.2023 16:03