Pjaniç mund të qëndrojë në La Liga, Sevilla interesohet për shërbimet boshnjakut

Sevilla synon të përfitojë nga marrëdhënia me FC Barcelona me marrëveshjen e arritur me Kounde. Nga sekretariati teknik vlerësohet kërkesa për transferimin pa opsion blerjeje të Miralem Pjanic.

Boshnjaku nuk hyn në planet e Barcelonës dhe është prioritet, nëse jo i detyrueshëm, që ai të largohet nga entiteti për të regjistruar nënshkrimet dhe për të ulur faturën e pagave.

Përveç klubit Nervión, Milani ka pyetur po ashtu për huazimin e mesfushorit, por Barcelona kërkon të përfshijë një opsion blerje të detyrueshme, një kërkesë që nuk bind asnjë nga të interesuarit.

Monchi do të përpiqej të kishte një trajtim favorizues në këtë situatë, pasi kishte bllokuar largimin e qendërmbrojtësit te Chelsea për të shtuar Pjanic pa pasur detyrimin për ta blerë verën e ardhshme./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 08:25