Chelsea dhe Inter Milan po monitorojnë nga afër situatën e Miralem Pjanic te Barcelona dhe ai mund të largohet.
E përditshmja spanjolle, SPORT, raporton se Chelsea dhe Inter Milan e kanë pyetur Barcelonën për Miralem Pjanic.
Mesfushori boshnjak është i gatshëm të largohet nëse mund të bashkohet me një klub tjetër të lartë, por nuk do të kishte problem të qëndronte sepse ai ende mendon se mund të tregojë veten nëse gjen minutazh të kërkuar.
Pjanic ka zhvilluar 28 ndshje me Bluagranët këtë sezon dhe ai mund të largohet në qoftë se nuk i premtohet minutazh për sezonin tjetër nga Ronald Koeman.
Chelsea dhe Inter Milan po kërkojnë një lojtar me përvojë dhe kësisoj destinacioni i ardhshëm i Pjanic mund të jetë njëri nga këto dy klube, sipas Sport.