Pireva: Deschamps mban përgjegjësinë për largimin e Francës nga Botërori

Në edicionin e fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e sportit të Telegrafit kanë shqyrtuar gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 dhe përballjen finale ndërmjet Spanjës e Argjentinës. Episodi është realizuar me përkrahjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Të lidhura

None found

Gjatë analizës së humbjes së Francës nga Spanja në gjysmëfinalen e Botërorit, gazetari Shkumbin Pireva ka vlerësuar se përgjegjësia për eliminimin bie mbi trajnerin Didier Deschamps.

“Eliminimi i faturohet Deschampsit, pasi këtë e kemi përmendur disa herë. Edhe në vitin 2018, kur e fitoi Kupën e Botës, ai e përdori sistemin për të cilin kemi folur, me tre mesfushorë, ndërsa Rabiot, ose atëherë Matuidi, shndërrohej në mesfushorin e katërt apo në anësor”, ka deklaruar Pireva.

“E prisja, pra isha i bindur se do ta bënte sërish të njëjtën lëvizje me tre mesfushorë: Tchouamenin, Konen, ndoshta Kanten, ndërsa njërin mes Tchouamenit dhe Kones do ta vendoste në të majtë për ta avancuar Rabiotin”.

“Kjo do t’ia mundësonte që, në fazat mbrojtëse ose kur nuk e kanë topin, ta kishte mesfushën më të ngjeshur. Por nuk e bëri dhe ky rezultoi të ishte një nga gabimet vendimtare”, ka thënë Pireva.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. //


Shtuar 18.07.2026 19:48

MatbetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio