Partizani e ka nisur me humbje fazën përgatitore, pasi u mund nga Besa e Kavajës në testin e parë miqësor.
Të lidhura
None found




Në stadiumin “Luz i Vogël”, kavajasit triumfuan me rezultatin 1-2. Për të kuqtë, rrugën e rrjetës e gjeti Albers Keko në minutën e 13-të të ndeshjes.




Kjo sfidë shënoi një debutim larg pritshmërive për trajnerin rumun Florin Bratu. Tekniku do të duhet të punojë më tepër me grupin, për të vendosur idetë e tij në provat e ardhshme, përpara nisjes së sezonit të ri në Superiore.



