Gerard Pique u nda me gruan me të cilën e tradhtoi Shakirën.
Futbollisti 35-vjeçar i Barcelonës i dha fund lidhjes me kamarieren, për shkak të së cilës u nda me këngëtaren, raportoi Marca, duke cituar fjalët e fotografit Jordi Martin në Telecinco, shkruan albeu.com.
Sipas tij, Gerard dëshiron të krijojë një marrëdhënie të mirë me Shakirën.
Më herët u raportua se ish-partnerët po përgatiten për gjykim për shkak të kujdestarisë së djemve të tyre.
Tani Pique dhe Shakira po përpiqen të arrijnë një marrëveshje dhe mirëkuptim për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Por ata ende nuk pajtohen se ku duhet të jetojë familja. Lojtari dëshiron që Shakira dhe fëmijët e tyre të qëndrojnë në Barcelonë, ndërsa këngëtarja dëshiron të qëndrojë në Miami. /albeu.com/