Pique qetëson tifozët e Barcelonës: Do të jem atje kundër Real Madrid

Gerard Pique shpreson të jetë rikuperohet plotësisht për të qenë i gatshëm në “El Clasico” ndaj Real Madrid më 10 prill.

“El Clasico” do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe mund të jetë dueli më i rëndësishëm në garën e ngushtë për titullin kampion. Qendërmbrojtësi ka pësuar një dëmtim në gju kundër Atletico në nëntor nga i cili ai po lufton të rikuperohet.

“Unë do të përpiqem të jem atje kundër Real Madrid”, tha Pique për Diario Sport.

“Do të luftoj ditë për ditë. Do të përpiqem të rikuperohem sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo vetëm sepse është Real Madrid”, tha Pique.

Barcelona është padyshim klubi më në formë në La Liga, pasi ka fituar pesë ndeshjet e fundit në ligën spanjolle dhe është pa humbje në vitin 2021.

Shtuar 1.04.2021 01:04