Pioli rinovon me Milanin

Milani ka avancuar negociatat për të vazhduar kontratën e Stefano Piolit.

Sipas gazetarit të njohur italian Fabirizio Romano, tekniku italian do të nënshkruajë një kontratë në ditët në vijim që do ta lidh atë me klubin kuqezi deri në vitin 2024.

Gazetari italian raporton gjithashtu se një takim mes Milan-it dhe Mino Raiola është planifikuar për të zgjatur së shpejti kontratën e Alessio Romagnolit, por nga ana tjetër Juventus po e vëzhgon mbrojtësin italian./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.11.2021 12:35