Pioli jep lajmin e madh para ndeshjes me Manchester United

Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic dhe Ismael Bennacer janë të gatshëm për Manchester Unitedin.

Ata munguan në sfidën e parë, por janë rikuperuar me kohë për sfidën e së enjtes në San Siro.

Të lidhura

None found

Sido që të jetë, vazhdon të mos dihet ende asgjë lidhur me Calabria, Rebic, Leao and Romagnoli.

“Ibrahimovic dhe Bennacer janë të gatshëm dhe jam i lumtur me rikuperimin e tyre. Nesër do të vendosim për Calabria, Rebic, Leao and Romagnoli”.

“Do të shohim nëse Ibra do të startojë. Natyrisht, ai s’mund të luajë gjithë ndeshjen, por është i rëndësishëm për ne”.

“Ai dhe Kjaer i kanë dhënë vetëbesim skuadrës. Jemi përmirësuar fal tyre”.

Milani barazoi 1-1 dhe për Kuqezinjtë është një rezultat pozitiv, por Pioli thotë se të tijtë duhet të harrojnë ndeshjen e parë dhe të tentojnë vetëm fitoren në sfidën e kthimit.


Shtuar 17.03.2021 17:22