Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur për objektivat e vitit të ardhsëm.
Stefano Pioli u pyet nëse Milani do të jetë në garë për të fituar Scudetton në sezonin e ardhshëm, por italiani tha se “Rossonerët” duhet të marrin një hap me kohën dhe të mos mendojnë shumë larg.
Ai duke folur për gazetën italiane, La Repubblica, ka treguar objektivin e klubit dhe për ndeshjen me Atalantan.
“Viti i ardhshëm do jetë i rëndësishëm për Milanin, Scudetto? Hap pas hapi, nuk duhet të ngutemi”, tha ai.
“Para ndeshjes me Atalantan iu thashë lojtarëve, a dëshironi që sezonin e ardhshëm të luajmë kundër Rio Ave, apo kundër Man Cityt, Bayernit dhe PSG-së? “, tha Pioli.
“Duam të rritemi si skuadër, duhet të jetë viti i rikthimit tonë. Për Scudetton nuk them asgjë, nuk duhet të humbim entuziazmin dhe motivimin”, përfundoi Stefano Pioli./