Peshëngritje/ Ertjan Kofsha shpallet Nënkampion Europe

Peshëngritja vazhdon t’i dhurojë medalje Shqipërisë. Ertjan Kofsha, arriti të shpallej nënkampion i Europës, në evenimentin që po zhvillohet në Poloni.

Ai fitoi një medalje të artë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 162 kilogramë. Kampioni kuqezi mori medalje argjendi në shtytje, me 192 kilogramë, vetëm një më pak se kampioni i Europës.

Me 354 kilogramë në total, Ertjan Kofsha, u pozicionua edhe i dyti në dygarësh dhe nënkampion i Europës në eventin e moshës deri në 23 vjeç.


Shtuar 1.11.2024 15:38