Përplasjet me Olsi Ramën, Dervishi largohet pas vetëm 3 javsh nga Partizani

Dritan Dervishi u rikthye para 3 javësh te skuadra e Partizanit në rolin e drejtorit sportiv, ndërsa “Newsport.al” njofton se palën janë ndarë me njëri-tjetrin.

Kanë qenë mosmarrëveshjet me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama ato që kanë sjellë edhe largimin e Dervishit nga demat.

Merkato e janarit dhe emrat e lojtarëve kanë sjellë “rrufenë” e radhës te të kuqtë, që duket se nuk po gjejnë qetësinë e duhur këtë sezon.

Shtuar 22.01.2022 12:42