Ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë, e zhvilluar në “Elbasan Arena” dhe e përfunduar në barazim 1-1, u shoqërua me një incident të pazakontë pas vërshëllimës së fundit.
Të lidhura
None found
Sipas informacionit të bërë publik, presidenti i skuadrës shkodrane, Alban Xhaferri, zbriti në dhomat e zhveshjes pas takimit dhe goditi me grusht asistentin e arbitrit, Ergys Spahiu.
Ngjarja u konfirmua nga zyrtari Klajdi Kola gjatë emisionit “Super Gol”. “Presidenti i Vllaznisë goditi me grusht arbitrin. Është lajm i konfirmuar”, deklaroi Kola.
