Il Giornale përqëndrohet në edicionin e saj të sotshëm tek presidenca e klubit bardhezi.
Duket se Exor po mendon ti japë fund epokës së Andrea Agnellit duke menduar për një tjetër emër të brendshëm.
Lajmi buron nga drejtori i Tag43 Paolo Madron i cili u shpreh në Twitter:
“Pasi kërkoi ta shiste pa sukses, Johns elkann ka vendousr që presidenti i ri i Juventus do të jetë vëllai i tij Lapo.”
Lajmi bëri jo pak bujë në rrjet. Sipas Il Giornale, kjo nuk do të thotë se ndryshimi do të jetë i menjëhershëm por flitet se është në planet e Elkann.
Vetë klubi i kuotuar në bursë, ka përgënjeshtruar lajmin. Të njejtën gjë bëri edhe përgjegjësi i komunikimit.
Il Giornale shprehet se klubi ka nevojë për një reformim duke parë problemet e shumta të kohëve të fundit, edhe jashtë fushës duke përfshirë këtu hetimet për bilancet dhe cështjen Suarez.