Lidhja me moderatoren italiane në rrezik, aktori turk “zhduket” nga rrjeti (FOTO LAJM)

Sa e sa fansa të Can Yaman kanë pyetur veten së fundmi, ç’u bë me të?

Akoma askush nuk di gjë, ama profili zyrtar i tij, ku e ndjekin më shumë se 8 milionë njerëz, është fshirë. Nëse ka qenë vetë aktori që e ka bërë këtë zgjedhje, apo ka pasur ndonjë sulm hakerash drejt tij, këtë nuk dimë ta themi ende. As partnerja e tij, Diletta Leotta nuk ka dhënë asnjë koment për këtë çështje.

Ama koha kur Can vendosi të zhduket është edhe momenti delikat kur po përflitet se dasma e çiftit është shtyrë, duke lënë të kuptohet se një krizë po ndodh mes tyre. Ama ende nuk ka ndarje, pasi fotot e gazetares me partnerin janë ende në profilin e saj.

Megjithatë veprime të tilla nuk janë shumë çudi. Can fshiu profilin në ‘Twitter’ pak kohë më parë, pasi u përball me kritika për lidhjen me Diletta-n


Shtuar 20.04.2021 15:27