Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm të takohet me Alejandro Garnachon dhe të përsërisë taktikën që përdori kur ai nënshkroi me Cristiano Ronaldon.
Ronaldo la pas aventurën në Angli për tu transferuar në Spanjë në 2009 dhe iu bashkua Madridit për një shifër rekord prej 80 milionë eurosh.
None found
Që atëherë, Real Madridi ka adaptuar një strategji të re transferimesh, duke u fokusuar më shumë tek blerja e lojtarëve të rinj.
Sipas gazetës spanjolle Real Madrid Exclusivo, Perez tani po synon që të transferojë sulmuesin e United, Alejandro Garnacho.
19-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon nën urdhrat e Ten Hag, duke qenë një ndër lojtarët më të përdorur.
Garnacho ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime, teksa thuhet se Real Madridi e ka përcjellur atë në 12 muajt e fundit.
Perez do të jetë në qytetin e Mançesterit muajin e ardhshëm për duelin e madrilenëve ndaj Manchester Cityt në çerekfinale.
Për këtë arsye ai do ta shfrytëzojë këtë për t’i bërë një vizitë Garnachos dhe për të diskutuar kushtet për një transferim të mundshëm.
Kujtojmë se Garnacho është një tifoz i flaktë i Ronaldos dhe ideja për të përcjellur hapat e karrierës së portugezit mund të jetë një faktor për vendimin e tij. /Telegrafi/
Aldi GjumsiAldi Gjumsi është zyrtarisht lojtari i Kukësit [...]Read More...
Kremlini ka paralajmëruar se miratimi i sanksioneve të reja ekonomike kundër Rusisë nga ana e Shteteve të Bashkuara do të…
Alket Rizai mungon për të katërtën herë brenda 24 orëve, pasi nuk është kthyer në burgun e Domokos pas përfundimit…
Ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e ka nisur punën e saj me një premtim, që të sjellë në…
Pas përfundimit të seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi, u ndal për të zhvilluar një bisedë me protestuesit e mbledhur përpara…
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë. Trupa gjykuese…