Kukësi ka zyrtarizuar transferimin e Aldi Gjumsit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi verilindor bëri të ditur afrimin e sulmuesit, i cili pritet t’i japë më shumë forcë repartit ofensiv gjatë këtij sezoni në Kategorinë e Parë.
None found
Futbollisti aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe ka krijuar përvojë të konsiderueshme në Superiore. Gjumsi ka qenë më parë pjesë e Tiranës dhe Teutës, ndërsa së fundmi ka luajtur për Skënderbeun. Me transferimin e tij, Kukësi përforcon ndjeshëm vijën e sulmit.
Skuadra verilindore nuk po përjeton një moment të mirë në kampionat. Kukësi u mposht dje 0-3 nga Pogradeci, por zyrtarizimi i këtij përforcimi tregon se klubi e ka lënë pas shijen e humbjes dhe e ka zhvendosur vëmendjen te ndeshjet e ardhshme.
NJOFTIMI:
Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej…
Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se Federata Shqiptare provoi ta merrte mbrojtësin Dion Gallapeni…
Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…
Një 18-vjeçar suedez është arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se është autor i vrasjes së kirurgut plastik Alexander Aslani, 57…
Dashi Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor…
Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si…