Kur doli në dritë se Dushan Vlahoviç nuk do të rinovonte me Fiorentinën , gjysma e Evropës ishte vigjilente.
Sulmuesi serb pëlqehet nga shumë të mëdhenj në planetin e futbollit dhe çmimi i tij tashmë dihet, 70 milionë euro.
Deri më tani, Atletico, Manchester City, Tottenham, Juventus, Arsenal dhe Newcastle ishin ekipet që trokitën në derën e tij, por, sipas “Sky Italia”, duhet të shtojmë dy të mëdhenjtë e Bundesligës, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Në të dy rastet, kontaktet filluan një vit më parë dhe bisedat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. /albeu.com